Kronike24 Shkurt 2019, 20:12

Humb jetën 64-vjeçari në Pogradec, dyshohet se u hodh nga kati i tretë

Shkruar nga Pamfleti
Humb jetën 64-vjeçari në Pogradec, dyshohet se u hodh nga kati

Humb jetën 64-vjeçari në Pogradec, dyshohet se u hodh nga kati i tretë

Një 64-vjeçar nga Pogradeci ka humbur jetën në spitalin e qytetit, ku kishte shkuar i dëmtuar, për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia bën me dije se shtetasi J.J. dyshohet se ishte hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, për shkak të gjendjes depresive.

Ndonëse mbërriti i gjallë në spital, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën.

Policia dhe prokuroria kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.

Kronike dyshohet se u hodh nga kati i tretë Humb jetën 64-vjeçari në Pogradec