Bota30 Maj 2022, 15:26

Humb jetën një tjetër gazetar në Ukrainë, forcat ruse qëllojnë për vdekje reporterin francez

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër gazetar ka humbur jetën nga lufta në Ukrainë. Sipas mediave ndërkombëtare, forcat ruse qëlluan mbi një makinë evakuimi në rajonin e Luhansk-ut afër Severodonetsk-ut duke lënë të vrarë një gazetar francez.

Lajmi u konfirmua edhe nga Serhiy Gaidai-n, kreu i administratës ushtarake në këtë rajon.

Sot, transporti ynë i evakuimit të blinduar do të merrte 10 persona nga rajoni dhe ra nën zjarrin e armikut. Fragmentet e predhave shpuan parzmoren e makinës, një gazetar i akredituar francez që po raportonte për evakuimin u plagos për vdekje në qafë dhe një helmetë shpëtoi një polic patrullimi”, shpjegoi Gaidai.

Sipas raportimeve, gazetari i vrarë është,  Frederic Leclerc, i cili punonte për kanalin BFMTV.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota gazetar Konflikt Lufte Ukrainë.