Aktualitet11 Maj 2019, 16:03

“Humbëm një djalë të rrallë”! Xhaçka në familjen e major Tanushit, jep mesazhin prekës

Shkruar nga Pamfleti
“Humbëm një djalë të rrallë”! Xhaçka

"Humbëm njëdjalë të rrallë"! Xhaçka në familjen e major Tanushit, jep mesazhin prekës

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka vizituar familjarët e majorit Klodian Tanushi, i cili ndërroi jetë në spital, gjashtë ditë pasi u plagos në Letoni, teksa ishte duke çmontuar një minë ushtarake.

Major Tanushi ishte me mision në Letoni, së bashku me nëntetaren Zarife Hasanaj, që mbeti e vdekur në vendngjarje, dhe rreshteri Julian Kapaj.

“Me Klodin humbëm një djalë të rrallë e njëherësh edhe profesionistin e kudogjendur. Klodi është jo vetëm biri juaj por edhe djali ynë. Do i mungojë familjes sonë të madhe në FA. Nuk do jeni kurrë vetëm. Do të qëndrojmë në krahun tuaj përherë”, tha ministrja Xhaçka gjatë vizitës.

Ndërkohë, lidhur me ceremoninë për majorin tha se jemi në koordinim me palen letoneze e do bëhet me dije dita e mbërritjes së trupit dhe e përcjelljes sipas të gjitha ndereve që i takon “Dëshmorit të atdheut”.

Aktualitet klodian tanushi Olta Xhaçka zarife hasanaj