
Humbën jetën në vijën e parë të luftës, Ukraina vajton 2 atletët e saj
Ukraina mban zi për dy anëtarë të tjerë të ekipit kombëtar, atletin Volodimir Androshuk dhe patinatorin e famshëm Dimitro Sharpar. Të dy u vranë javën e kaluar në afërsi të Bahmutit.
E indinjuar nga këto tragjedi, ka folur tenistja e njohur ukrainase, Jelina Svitolina. Në Twitter, ajo komentoi ashpër mundësinë e pjesëmarrjes së Rusisë në Lojërat Olimpike 2024 në Paris.
Volodymyr Androshchuk, Ukrainian track and field athlete, member of the national team, died in combat near Bakhmut.
RIP, Volodymyr.
We keep losing our best people. pic.twitter.com/4lP8MF147h
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 27, 2023
“Lojërat Olimpike janë ëndrra më e madhe dhe, në fund të fundit, privilegji i sportistëve. Ato janë platforma më e madhe për përfshirje dhe diversitet në sport, duke tërhequr njëkohësisht vëmendjen e të gjithë botës. Me këtë në mendje, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim ndalimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë, në mënyrë që t’i dërgojmë një mesazh të fortë të gjithë planetit se ne jemi të bashkuar në sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe se ka pasoja për aktet e urryera të qeverive të tyre”, shkroi Svitolina në Twitter dhe shtoi:
“Jeta e tyre nuk mund të vazhdojë si normale, si në pjesën tjetër të botës, as populli rusë dhe bjellorusë nuk mund t’i injorojë krimet që po kryejnë në Ukrainë. Volodimir Androshuk, një nga yjet e ardhshëm të Ukrainës në atletikë, u vra për fat të keq. Ai kurrë nuk do të mund të përmbushë potencialin e tij, ëndrrat e tij në Lojërat Olimpike, atëherë pse do të kenë një shans sportistët rusë dhe bjellorusë, kur qeveritë e këtyre dy vendeve po u mohojnë shanset njerëzve të pafajshëm dhe sportistëve”?!
Në karrierën e saj, Svitolina fitoi 16 tituj WTA dhe medalje bronzi olimpike në Tokio. Ajo është e martuar me kolegun Gael Monfils, me të cilin pati një vajzë në tetor të vitit të kaluar.
У боях під Бахмутом загинув український фігурист Дмитро Шарпар. Йому було 25 років https://t.co/RfoQ3eCwOD
— hromadske (@HromadskeUA) January 24, 2023