Aktualitet14 Maj 2019, 01:15

Humbën jetën nga shpërthimi i minës, zv-Kryeministri i Letonisë shënime në librin e ngushëllimeve për dy efektivët shq

Shkruar nga Pamfleti
Humbën jetën nga shpërthimi i minës, zv-Kryeministri i

Humbën jetën nga shpërthimi i minës, zv-Kryeministri i Letonisë shënime në librin e ngushëllimeve për dy efektivët shqiptarë

Pas ndarjes nga jeta të dy efektivëve të Forcave të Armatosura Shqiptare gjatë shpërthimit të një mine në Letoni, nëntetares Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushit ka ardhur edhe reagimi nga zyrtari i lartë i këtij shteti. Sipas ”Report TV”, zv. kryeministri i Letonisë, njëherësh edhe ministi i Mbrojtjes, Artis Pabriks i ndodhur në një vizitë zyrtare në SHBA ka vizituar sot ambasadën shqiptare në Uashington, ku ka lënë edhe një shënimi në librin e ngushëllimeve për dy efektivët shqiptarë që humbën jetën në krye të detyrës.

Ditën e mërkurë në aeroportin “Nënë Tereza” pritet të mbërrijë në Shqipëri trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën 3 ditë më parë. Trupi i majorit të rënë në krye të detyrës do të vijë në atdhe me avion ushtarak. Homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e enjte.

Dje, kolegët në grup-batalionin e NATO i dhanë lamtumirën shokut të tyre të rënë në krye të detyrës në një ceremoni të zhvilluar në bazën Adazi, ku shërben kontingjenti shqiptar.

Tanushi nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit në Letoni. Prej 7 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Rigës në gjendje të rëndë, e ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, më 10 maj.

Aktualitet Artis Pabriks klodian tanushi zarife hasanaj zv-Kryeministri i Letonisë