Aktualitet23 Shtator 2022, 09:41

Humbet një politikan i dështuar?!

Shkruar nga Pamfleti

Kisha qenë Baba Kombi, po sot..?!

Zakonisht humbasin politikanët me nishane. Është herë e parë që humbet një politikan i dështuar!…

Shkruan Mitro Çela

Natë, shi, qamet. Humba!

Pa nam, pa nisha, ora 23. Ezmerka vuri kujën…!

Ja si ngjau:

Më thirri shefi, shkova. Pimë nga një lëng në zyrë. Përfunduam në një restorant peshku. Aty ia behu Agron Llakaj!…

-Do një birrë? -i tha pronari….

Agroni: Jo. Sot jam në shërbim të gruas dhe fëmijëve…

Pronari: Shko merri dhe ne presim këtu.

Janë një grup shoferësh nga Greqia. Kur vijnë në Tiranë, peshkun e marrin nga Saranda. Peshk i egër… Mund të marrim me vete ndonjë koqe peshku, tha Agroni…Jo vetëm për të ngrënë…

Erdha, tha Agroni, pasi iku.

Pastaj, shto ujë e shto miell dhe në tavolinë erdhën nja 4-5 grekë së bashku me  Koço Devolen, Kozma Dushin etj.

Grekët na qëlluan qejflinj. Pinin e kërcenin. Njeri më ngjante me Zorbën, personazhin e famshëm të Niko Kazanxaqit. Unë nuk di greqisht! Mëkat!

Po me peshk në dorë, verën në buzë dhe vallen çaprazçe, kuptoheshim për mrekulli!

Duhet të përmend edhe një hollësi: Nuk njoftova familjen.

Në vesh më foli Kozmai, kur ora shënonte 24.

-Ika unë, derman!…

Rri, i thashë unë. Këtu paguajnë grekët!…

-Do iki, sepse ata do me thonë këndo dhe hidh valle!…

Po kërce, i thashë!…

-Nuk dua, se jam artist! Po ti pse habitesh: Ti, psh që je politikan i dështuar, kërcen me Bashën! Nuk ta mban!

Më kishte zënë një gjumë i rëndë. Vera e tepërt mbyt çdo parim!…

Ashtu turbull dëgjoj që binte dera. Përpara meje qëndronte shefi i policisë. Miku im. Më shikonte me sy të zgurdulluar…

-Gjallë, qënke!…

Gjallë, i thashë. Pse kam qënë në rrezik?…

-Ke qenë i humbur për tërë natën! U vu në alarm qeveria!

Zakonisht humbasin politikanët me nishane. Është herë e parë që humbet një politikan i dështuar!…


smile

Forum #politikan i deshtuar Mitro Çela