Kronike28 Qershor 2022, 13:51

Humbi jetën me djalin pasi ranë në lumin Osum, 25-vjeçarja kishte vetëm 20 ditë me patentë

Shkruar nga Pamfleti
Humbi jetën me djalin pasi ranë në lumin Osum, 25-vjeçarja

Klaudja Xhaferaj, nëna e re e  e cila gjeti vdekjen bashkë me djalin e saj pasi ranë në lumin Osum, kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën për të drejtuar mjetin.

Edhe pse pa eksperiencë në makinë, 25-vjeçarja u fut në një parakalim të gabuar që i kushtoi jetën bashkë me djalin 6-vjeçar.

Sipas burimeve, mësohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar ka bërë që ajo të përfundojë në lumin Osum.

Dje u publikuan edhe pamjet nga momenti i aksidentit tragjik në rrugën ‘Antipatrea’ në Berat, ku në mes të ditës, krejt papritur e reja humbi kontrollin pas një parakalimi me mjetin e saj ‘ML’ dhe pas disa manovrash, theu kangjellat e rrugës dhe përfundoi në lumë.

Ndërsa sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja e nënë e bir, është shkaktuar nga mbytja, pas një qëndrimit për një kohë të gjatë në ujë.

Kronike #aksidenti ne Berat Klaudja Xhaferaj