Kronike15 Maj 2022, 15:49

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në kanal, ndërron jetë i riu në Divjakë

Shkruar nga Pamfleti
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në kanal, ndërron jetë i riu

Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e kësaj të diele në fshatin Fierseman në Divjakë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, 31-vjeçari me iniciale D. D. ka rënë në kanal me automjetin e tij tip “Ford” e kësisoj ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”– thuhet në njoftimin e policisë.

Kronike divjake