
Milo Gjukanoviç
Milo Gjukanoviç pasi pësoi një disfatë katastrofale në zgjedhjet vendore, duke humbur për herë të parë bastionin më të madh, Podgoricën pas 24 vitesh, tani kërkon zgjedhje urgjente në Malin e Zi.
Presidenti i Malit të Zi thotë se institucionet në vend nuk po funksionojnë, ndaj është urgjente mbajtja e zgjedhjeve.
Gjukanoviç, i cili është në muajt e fundit të mandatit të tij si president tha se vendi tani ka “një kalbje institucionale”.
“Ky është një kalbje institucionale: qeveria e ka humbur legjitimitetin, parlamenti ruan homogjenitetin e 41 deputetëve në një temë revanshizmi ndaj qeverisë së mëparshme. Një vend i tillë nuk është në gjendje të organizohet seriozisht në reformat e legjislacionit zgjedhor, tha Gjukanoviç për BBC në serbisht.
Edhe pse zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Malin e Zi do të zhvillohen në pranverën e vitit 2023, Gjukanoviç beson se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare duhet të mbahen më herët.
“Besimi im është se nuk duhet të hezitojmë, se kemi humbur shumë kohë. Gjendja financiare po përkeqësohet në mënyrë dramatike dhe mendoj se zgjedhjet duhet të shpallen ditën e parë kur të jetë e mundur, në mënyrë që të mos lejojmë pasoja të rënda me të cilat do të duhet të përballet për të shumëfishuar më tej një qeveri shumë kompetente”, theksoi presidenti malazez.
Në zgjedhjet lokale të 23 tetorit, koalicioni i Partisë Demokratike Socialiste (DPS) i presidentit Milo Gjukanoviç ka humbur në kryeqytet, Podgoricë, pas 24 vitesh në pushtet.
Fitues i zgjedhjeve ishte Lëvizja “Evropa Tani”, e udhëhequr nga ish-ministrat Jakov Milatoviç dhe Milojko Spajiç.