Aktualitet10 Maj 2018, 17:45

Humbi veshin në aksident, kirurgët ‘kultivojnë’ një vesh në krahun e saj!

Shkruar nga Pamfleti

Humbi veshin në aksident, kirurgët 'kultivojnë' një vesh në krahun e saj!

Një ushtare e cila ka humbur veshin e saj do të bëjë një ndëhyrje për ta zëvendesuar sapo kjo e fundit të përfundojë rritjen nën lëkurën e parakrahut të saj.

Shamika Burrage humbi të gjithë veshin e majtë në një aksident me makinë në vitin 2016, kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe.

Në një procedurë të rrallë, kirurgët e ushtrisë në Qendrën Mjekësore në Teksas kanë rikrijuar një vesh për Burragën nga kërci dhe e kanë futur atë në krahun e saj për ta ‘kultivuar’.

 Së shpejti, veshi i rritur në trupin e saj do të transplantohet në anën e majtë të fytyrës së saj, ku Burrage, tani 21 vjeçe, do të jetë në gjendje të ndjejë veshin e saj të ri./PamfletiMAGAZINE


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Shendeti Humbi veshin në aksident kirurgët 'kultivojnë' një vesh në krahun e saj!