Politike20 Prill 2022, 22:51

Humbja e thellë e 25 prillit, Kryemadhi ia drejton gishtin ish-partnerit në koalicion: Numëruesit e PD shitën tre mandatet e

Shkruar nga Pamfleti
Humbja e thellë e 25 prillit, Kryemadhi ia drejton gishtin ish-partnerit

Humbën keq më 25 prill, Kryemadhi ua drejton gishtin ish-partnerëve të koalicionit: Numëruesit e PD shitën tre mandatet e LSI!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën fajtore PD për humbjen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.

Për “Opinion”, Kryemadhi tha se numëruesit e PD kanë shitur tre mandate deputeti të LSI.

Ajo thotë se disponon proces-verbalet ku dilte fitues kandidati i LSI, por sipas saj, këto proces-verbale janë grisur pas një ore me urdhër nga “lartë”.

Pjesë nga debati:

Kryemadhi: Besoja se opozita do të fitonte në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë bëjmë sondazhe dhe ne e dimë shumë mirë se si bëhen si sondazhet në Shqipëri që ndodh se si lëviz për shkak se njërëzit kanë frikë të deklarojnë frikën. Të paktën mund të them që tre mandatet e LSI janë shitur në tavolinë.

Fevziu: Kush i shiti?

Kryemadhi: Numëruesit e Partisë Demokratike. Pavarësisht se suflerët e Bashës poshtë e përpjetë thonë se i kanë shitur mandatet etje. Ne disponojmë proces-verbalet e firmosura e numëruesit e PD dhe anëtarëve të PD që del fitues mandati i LSI dhe aps një ore me urdhër nga lartë është grisur dhe çuditërisht kamerat kur janë kërkuar për tu parë nuk  kanë punuar asnjëherë.

Politike Kryemadhi LSI PD zgjedhjet e 25 prillit