Sport 8 Janar 2023, 21:51

Humbje e madhe për sportin, ndahet nga jeta në moshën 18-vjeçare talentja e arteve marciale

Shkruar nga Pamfleti
Humbje e madhe për sportin, ndahet nga jeta në moshën

Humbje e madhe për sportin, ndahet nga jeta në moshën 18-vjeçare talentja e arteve marciale

Viktoria Li, talenti i madh i arteve marciale mikse (MMA), ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare. Shkaqet e vdekjes së luftëtares së ONE Championship, e bija e kampionëve Anxhela Li dhe Kristian Li, nuk janë bërë të ditura.

Ngjarja ka ndodhur më 26 dhjetor, por u bë e ditur vetëm të shtunën, nga motra e Victorias, me anë të një postimi në Instagram.

“Më 26 dhjetor 2022, familja jonë përjetoi diçka që nuk duhet ta përjetojë askush… Është shumë e vështirë që ta themi këtë… Viktoria jonë u shua. Ajo kishte shpirtin më të bukur në botë. Ishte motra më e mirë në botë. Ishte vajza, mbesa dhe tezja më e mirë për Ava dhe Alia. Iku shumë shpejt dhe familja jonë është tronditur që nga ajo ditë. Na mungon shumë. Familja jonë kurrë nuk do të jetë si më parë. Jeta nuk do të jetë kurrë si më parë”, shkruan motra e Viktorias në Instagram.

Li, e cila ka pasur një bilanc prej 3 fitoresh dhe asnjë humbje si profesioniste në artet marciale mikse, ishte ndeshur për herë të fundit në shtator të vitit 2021, kundër Viktoria Souza, dhe fitoi me “KO” teknik në raundin e dytë.

Sport talenti i arteve marciale Viktoria Li