Bota27 Mars 2022, 22:00

Hungaria 300 palë këpucë për të përkujtuar viktimat e teatrit të Mariupolit, Kuleba: Le të themi me vepra ‘kurrë

Shkruar nga Pamfleti
Hungaria 300 palë këpucë për të përkujtuar

Hungaria 300 palë këpucë për të përkujtuar viktimat e teatrit të Mariupolit, Kuleba: Le të themi me vepra 'kurrë më'!

Qytetarët në Hungari kanë lënë 300 palë këpucë të konsumuara në brigjet e lumit Danub në Budapest për të kujtuar viktimat nga bombardimi i teatrit të Mariupolit më 16 mars.

Përmes një postimi në Facebook, organizatorët e memorialit thanë se këpucët ishin vendosur pranë memorialit ekzistues “Këpucët në Bregun e Danubit”, i cili përkujton masakrën e hebrenjve hungarezë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Aty shkruhej: “Njerëzit e Evropës duhet të marrin të gjitha masat e mundshme dhe të pamundura për t’i dhënë fund kësaj tragjedie. Derisa kjo të ndodhë, këtu do të shfaqen këpucë të reja”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, i emocionuar nga gjesti, u shpreh mirënjohjes ndaj organizatorëve të memorialit, duke shtuar se aktivistët ishin frymëzuar nga fjalimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili në fillim të kësaj jave në samitin e BE-së iu referua memorialit hebre hungarez.

Kuleba shtoi, “Historia po përsëritet, pikërisht tani, para syve tanë. Prandaj, nuk mjafton vetëm simpatizimi, duhet të vërtetojmë me vepra konkrete se është vërtet ‘Kurrë më'”.

Bota Hungaria Ukrainë.