Bota 4 Maj 2022, 20:44

Hungaria vendos veton: Sanksionet shtesë ndaj Rusisë do të jenë shkatërrimtare për ekonominë, nuk i votojmë

Shkruar nga Pamfleti
Hungaria vendos veton: Sanksionet shtesë ndaj Rusisë do të

Hungaria do të vendosë veton për sanksionet e reja të Bashkimit Europian kundër Rusisë. BE po përgatit një paketë të re masash, por Viktor Orban duket se i ka dalë në krah Putinit.

Sekretari i Shtetit për Komunikim dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare i cilësoi sanksionet të papranueshëm dhe shkatërrimtare për ekonominë e Hungarisë.

“Hungaria do të vendosë veton ndaj propozimit të BE-së për të ndaluar importet e naftës ruse. Në fund të ditës duhet të kujtoni sërish se si funksionon Bashkimi Evropian. Propozimi vjen nga Brukseli që është qendra administrative, burokratike e Bashkimit Evropian dhe jo nga shtetet anëtare. Një propozim i tillë është i papranueshëm dhe që do e shkatërronte ekonominë Hungareze. Ata e dinë saktësisht se ajo që ata propozojnë është kundër interesave hungareze, është kundër mundësisë që është e realizueshme në terren dhe nëse e bëjmë këtë do ta shkatërrojmë plotësisht ekonominë hungareze”, tha Zoltan Kovacs.

Bota BE Hungaria veti