Showbiz26 Janar 2023, 09:01

Hyn për të vjedhur, por e zë gjumi në mes të shtëpisë; policisë iu deshën 30 minuta për të zgjuar hajdutin e dehur

Shkruar nga Pamfleti
Hyn për të vjedhur, por e zë gjumi në mes të

Hyn për të vjedhur, por e zë gjumi në mes të shtëpisë; policisë iu deshën 30 minuta për të zgjuar hajdutin e dehur

Një i moshuar në Malajzi u alarmua kur gjeti në person të shtrirë mes shtëpisë së tij dhe pa ndjenja. Mendoi se ishte një nga miqtë e djalit të tij, por në fakt ishte një hajdut i dehur.

Pronari i moshuar i shtëpisë, 66-vjeçari Sin Kong Men, tha për mediat vendase se ishte zgjuar si zakonisht dhe donte të dilte për të ngrënë mëngjes në një dyqan afër shtëpisë së tij. Por, ai u befasua kur gjeti një burrë pa ndjenja në dysheme dhe një qen të zi që i tërhiqte mëngët.

“Mendova se ishte shoku i djalit tim, por më pas pashë dhomën e çrregullt të ndenjes dhe aty ishte një qese letre me 2 tehe thike, një kaçavidë, 2 shishe pije alkoolike dhe një tabletë.”, tha ai.

“Fëmijët e mi dhe unë u përpoqëm ta zgjonim burrin, por ai nuk u zgjua. Jo shumë më vonë, policia mbërriti dhe policisë iu deshën gjithashtu gati 30 minuta për ta zgjuar burrin , “tha Sin.

Ai shtoi se, në kohën e incidentit, kishte më shumë se 10 persona në shtëpinë e tij, përfshirë fëmijët e tij që ishin kthyer për të festuar Vitin e Ri Kinez. I dyshuari është arrestuar dhe ka 21 precedentë të mëparshëm penalë, 15 prej të cilave janë vepra të lidhura me abuzimin me drogën dhe pjesa tjetër janë krime.

Lifestyle #hajdut i dehur malajzi