Sport27 Gusht 2019, 10:34

Hysaj mbetet në derë, Napoli sakrifikon një tjetër futbollist!

Shkruar nga Pamfleti
Hysaj mbetet në derë, Napoli sakrifikon një tjetër

Elseid Hysaj nuk ka treg dhe askush nuk mund të përmbushë kërkesën prej 20 milionë eurosh që presidenti Aurelio De Laurentiis kërkon për shqiptarin. Atletico Madridi dhe Roma kanë qenë ekipet e interesuara, por gjithçka ka ngecur në momentet e fundit.

Shkodrani do të qëndrojë dhe për një vit në Napoli, ndërsa Carlo Ancelotti pritet të sakrifikojë një tjetër futbollist. Malcuit mund të jetë i sakrifikuari i madh në minutat e fundit të merkatos.

Ish-lojtari i Lille pëlqehet shumë nga disa ekipe në kampionatin francez dhe një rikthim në Ligue 1 mirëpritet dhe nga vetë futbollisti. Kapiteni i kombëtares shqiptare duket se do të vuajë shumë në një sezon mes stolit dhe fushës.

Sport Carlo Ancelotti Napoli