Sport24 Mars 2019, 18:32

Hysaj merr lajmin e rëndësishëm, takimi i shumëpritur me Napolin

Shkruar nga Pamfleti
Hysaj merr lajmin e rëndësishëm, takimi i shumëpritur me

Javën e ardhshme është programuar të zhvillohet një takim mes Napoli-t dhe menaxherit të Elseid Hysaj për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit kuqezi, e cila skadon pas dy vitesh.

Lajmi është dhënë nga “Corriere dello Sport”, që ka shkruar se të dy palët kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me miratimin e Ancelotti-t, i cili e konsideron shumë të rëndësishëm Hysajn për mbrojtjen e Napoli-t.

Hysaj ka luajtur 29 ndeshje në këtë sezon me “Axurrët”, në të cilat ka dhënë dy asiste, megjithatë ka pasur shumë luhatje.

Sport