Bota19 Prill 2022, 22:28

I afërmi i tij u gjend i pajetë në Bucha, Alexey Navalny: U vra nga rusët për shkak të mbiemrit

Shkruar nga Pamfleti
I afërmi i tij u gjend i pajetë në Bucha, Alexey Navalny: U vra

Masakra e Rusisë në Bucha la pas qindra viktima, mes tyre edhe Ilya Navalny, i afërm i politikanit opozitar rus, Alexey Navalny.

Perëndimi reagoi, duke e dënuar ashpër dhe bërë thirrje për hetim, ndërsa shumë të tjerë e konsideruan si gjenocid, ndërsa gazeta gjermane Bild ka arritur të kontaktojë me disa banorë të Ukrainës, të cilët kanë arritur t’i shpëtojnë ushtrisë ruse.

Sipas medias gjermane, ata janë shprehur se kanë parë me sytë e tyre vrasjen e Ilya Navalny nga ushtarët rusë më 12 mars. Në trupin e 60-vjeçarit është gjetur dhe pasaporta e tij.

Trupi i tij i pajetë u gjet në një varr masiv në Bucha më 30 mars. “Po ishte Ilya, një kushëri i largët e Alexei”, u shpreh Pavlo Navalny, kryeplaku i fshatit Nove Zalissya në Ukrainë.

Gjithashtu Pavlo Navalny, i cili është një kushëri i Alexeit, zbuloi një vit më parë në një intervistë për BBC se fshati Nove Zalissya ka shumë persona me mbiemër Navalny.

Ndërkohë, sipas Bild, Alexei Navalny është shprehur sot se nuk e di nëse ka lidhje gjaku me Ilya Navalny, por pavarësisht kësaj, kritiku i Kremlinit dënon aktet e Putinit.

“Të gjitha rrethanat tregojnë se ajo është vrarë vetëm sepse mbante të njëjtin mbiemër si unë. Kjo është arsyeja pse ushtarët rusë i kanë lënë edhe pasaportën në trupin e pajetë”, është shprehur Navalny në një postim në rrjete sociale.

Bota #Navalyn opozita Rusi