Sport29 Qershor 2022, 16:54

I aftë me topin me këmbë, por jo në gjeografi, blerja 117 mln euro e Mançester Sitit lë nam në transmetim direkt (Video)

Shkruar nga Pamfleti
I aftë me topin me këmbë, por jo në gjeografi, blerja 117

I aftë me topin me këmbë, por jo në gjeografi, blerja 117 mln euro e Mançester Sitit lë nam në transmetim direkt (Video)

Verën e kaluar, Mançester Siti bleu Xhek Grilish nga Aston Vila për 117 milion euro, shifër kjo që e bëri atë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier Ligës. Performanca e lojtarit nuk ishte vendimtare në fitimin e titullit, por talenti i tij nuk diskutohet dhe këtë sezon pritet të përmirësohet nën urdhërat e Guardiolës.

Por vetëm talenti në futboll nuk mjafton. 26-vjeçari ka treguar që nuk është aspak i aftë në gjeografi. Në një transmetim të drejtpërdrejtë, lojtarit i tregohet qyteti ku ka lindur në një hartë të Anglisë.

Grilish u shpërqëndrua kur e kuptoi detyrën e vështirë. “Kjo është Anglia?” Ishte pyetja e lojtarit. Reagimi i futbollistit të Sitit bëri që kolegët e tij të kombëtares angleze që ishin të pranishëm të  shpërthenin në të qeshura.

Sport lojtari i Mançetser Sitit Xhek Grilish