Sport 2 Maj 2022, 18:55

I akuzoi se fitojnë me gola jashtë fushe, Lacio i përgjigjet Murinjos: Jemi gjithmonë në mendjen e tij, mendoni për rezult

Shkruar nga Pamfleti
I akuzoi se fitojnë me gola jashtë fushe, Lacio i përgjigjet

I akuzoi se fitojnë me gola jashtë fushe, Lacio i përgjigjet Murinjos: Jemi gjithmonë në mendjen e tij, mendoni për rezultatet tuaja

Zhoze Murinjo reagoi ashpër pas fitores së Lacios ndaj Specias me rezultatin 3-4, për shkak se goli i fitores erdhi nga një pozicion i dyshimtë i mbrojtësit Açerbi. Situata në renditje ku dy klubet gjenden me pikë të barabarta ka bërë që tekniku portugez të shpërthejë në akuza, të cilave i është përgjigjur Lacio me një komunikatë zyrtare. 

Klubi bardhekaltër i është përgjigjur Murinjos me një gjuhë të ashpër, ku ka theksuar se i duket e pabesueshme që në vitin 2022 një trajner të komentojë një skuadër tjetër në një konferencë për shtyp. Lacio shkon dhe më larg, duke thënë se janë gjithmonë në mendjen e trajnerit të Romës. 

“Fakti që në vitin 2022 një trajner na komenton në konferencën për shtyp të skuadrës së tij na duket e pabesueshme. 

Gjithashtu që për ne flitet, tregon që jemi gjithmonë në mendjen e disa personave të caktuar pavarësisht rezultateve. 

Disa individë fshihen pas VAR-it dhe arbitrave për të justifikuar mungesën e rezultateve në skuadrat e tyre. 

Shoqëria Sportive Lazio distancohet nga këta individë që cilësohen kundra vlerave të klubit.”, kanë qenë disa nga fjalët e komunikatës zyrtare të Lacios. 

Sport Lacio trajneri i Romës Zhoze Murinjo