
'I degraduar'! Basha i kthehet ashpër Ramës: Sulmi ndaj VOA-s i turpshëm, koha të të shkulim njëherë e mirë!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën e ashpër që ky i fundit përdori ndaj ‘Zërit të Amerikës’, pas publikimit të përgjimeve skandaloze, ku rezultonin të përfshirë në afera korruptive shumë zyrtarë të lartë të PS.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha e cilëson sulmon e Ramës ndaj VOA-s të akt të turpshëm, ndërsa kryeministrin e cilëson të degraduar nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin.
“Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!”, shkruan Basha.