Kronike10 Dhjetor 2022, 11:16

I dënuar me 12 vite burg në Itali, arrestohet i shumëkërkuari nga Kurbini

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar me 12 vite burg në Itali, arrestohet i

Polica e Kurbinit në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar shqiptarin e shumëkërkuar nga Italia, i cili akuzohet trafik droge.

Mësohet se në pranga ka përfunduar është Valentin Lleshi, 35 vjeç.

Ai rezulton i dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Apelit të Torinos, si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve. 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim. Lleshi pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Valentin Lleshi, 35 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, e ka dënuar me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal italian. 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit drejt Italisë.”-thuhet në njoftimin e Policisë.

Kronike Arrestim policia trafik droge