Aktualitet 3 Shkurt 2022, 16:21

I dënuar me 20 vite burg për një vrasje në ’97, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar me 20 vite burg për një vrasje në ’97,

Elvison Dimo, i dënuar me 20 vite burg për vrasje, është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia për të vuajtur dënimin në vendin tonë.

45-vjeçari Dimo akuzohet për vrasjen e Sabri Bregasit, në vitin 1997, për shkak se i kishte borxh 2 mijë dollarë që nuk ia kishte kthyer. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që në vitin 2009, Gjykata e Fierit e kishte dënuar me 20 vite burg në mungesë.

“I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë, 45-vjeçari i dënuar me 20 vjet burgim.  Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: 

Elvison Dimo, 45 vjeç.  Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.   Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B.”, njofton Policia.

Aktualitet 1997 ekstradim Greqi Vrasje