Kronike 7 Janar 2023, 09:12

I dënuar me 25 vite burg dhe në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36-vjeçari turk

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar me 25 vite burg dhe në kërkim ndërkombëtar,

Një 36-vjeçar turk është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Shtetasi turk Kesim Sedal ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 25 vjet burgim, për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit.

Kesim Sedal do të ekstradohet drejt Turqisë.

“Pas verifikimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim dhe me Interpol Tiranën, ka rezultuar se shtetasi turk Kesim Sedal, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, Turqi, pasi Gjykata Kriminale Hakkari, me vendimin e datës 09.06.2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa me vendimin e datës 17.05.2016, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Në vijim të veprimeve shtetasi Kesim Sedal, 36 vjeç, u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Turqisë dhe nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ankara, vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e tij.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Kronike #arrestohet në Morinë 36-vjeçari turk