alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

I dënuar me 7 vite burg për drogë; kush është Robert Peçi, që i’u sekuestruan 2 milionë euro pasuri në Tiranë

23/06/2022, 12:49
ne Kronike
A A
I dënuar me 7 vite burg për drogë; kush është Robert Peçi, që i’u sekuestruan 2 milionë euro pasuri në Tiranë

I dënuar me 7 vite burg për drogë; kush është Robert Peçi, që i’u sekuestruan 2 milionë euro pasuri në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka publikuar listën e pasurive të sekuestruara të 39-vjeçarit nga Tirana, të cilat rrjedhin nga veprimtari kriminale.


-Lexo edhe:

Shpërthimi me eksploziv në hotelin në Sarandë, flet pronari: Nuk kam konflikt me askënd!

Shpërthim tritoli në hotelin e ish-drejtorit të ALUIZNI-t në Sarandë, hera e dytë brenda një viti

Në kuadër të operacionit “Summer 2022” është vendosur sekuestro ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të Robert Peçit.

Peçi rezulton i dënuar në vitin 2007 me 7 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjithashtu ai u arrestua në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, për trafik të narkotikëve. Me kërkesë të prokurorit Leonard Filopati, Peçit iu sekuestrua pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro,  e cila përfshin: Pasuri e paluajtshme (arë), në Valare, Gjirokastër; 5 apartamente në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 3 garazhe në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 1 apartament në Yzberisht dhe 3 automjete.

Po ashtu, Peçi është pjesë e grupit kriminal që u arrestua në kuadër të një operacioni të quajtur “Poter – Al” dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal. në vitin 2009.

Si u zbulua grupi i trafikut të drogës
Grupi ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali, në kuadër të operacionit të koduar” Poter-al”. Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërkohë, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali. Të pandehurit përdornin korrierë të huaj për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda më 22 korrik 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal “Poter-Al”. Ilir Koçiaj, të njohur si kreu i këtij grupi u dënua me 16 vjet burg.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sakaq Xhiljano Xhoxhi është dënuar me 10 vjet burg dhe po aq kanë marrë tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Ndërsa për të fundit të grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vjet burg.

ANËTARËT
Ilir Koçiaj, nga Elbasani
Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi
Zamir Vadardha, nga Shijaku
Bledi Balliu, nga Fieri
Aleksandër Koliçi, alias Aleksandër Gremi, nga Fieri
Leonard Çobaj, nga Vlora
Ervin Tavanxhi, nga Elbasani
Xhiliano Xhoxhi
Malvin Toto

Bisera Pudiç, shtetase kroate
Gëzim Mekaj
Robert Peçi

PASURITE E SEKUESTRUARA

•Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.
•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
•Pasuria e llojit apartament me siperfaqe 105 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.
•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.
•Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.
•3 automjete të markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dhe Audi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P.

Por kush është Robert Peçi!?

Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2009, 3 vite pas operacionit “Poter – Al” dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal. Përkatësisht u dënua me 16 vjet burgim  Ilir Koçiaj, i njohur si kreu i këtij grupi. Sakaq Xhiljano Xhoxhi 10 vjet burg dhe po aq kanë marrë tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Ndërsa për të fundit të grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vjet burg. Të pandehurit akuzohen për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj. Ata ranë në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali. Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërkohë, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali.

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kronike

Shpërthimi me eksploziv në hotelin në Sarandë, flet pronari: Nuk kam konflikt me askënd!

30/06/2022, 7:27
Kronike

Shpërthim tritoli në hotelin e ish-drejtorit të ALUIZNI-t në Sarandë, hera e dytë brenda një viti

29/06/2022, 23:05
Kronike

Zbardhet dosja/ Shumica e komisionerëve të arrestuar nga PS, ja çfarë deklaruan para hetuesve për tjetërsimin e votave

29/06/2022, 20:34
Kronike

Manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, arrestohen 6 persona; 2 shpallen në kërkim

29/06/2022, 19:54
Foto Ilustruese
Kronike

Aksidentoi të miturin dhe iku nga vendngjarja, shpallet në kërkim polici

29/06/2022, 18:00
Foto Ilustruese
Kronike

Gjendet një person i pajetë në Fier

29/06/2022, 17:56
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Thirrja për protesta me 7 korrik, Balla i kujton Berishës gjenocidin e Srebrenicës: Je bashkëpunëtor i Millosheviçit

Skandali/ OSHEE i preu dritat, zyrat e Aleat 2 ditë pa shërbim në Vlorë

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

Boris Johnson

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

30/06/2022, 11:46

Edmond Spaho thumbon ministren e Financave: Ndrysho fjalim, 4 muaj me të njëjtat gjëra

30/06/2022, 11:40
KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

30/06/2022, 11:34

Ministrja e Ramës tallet me shqiptarët: Kemi rritje ekonomike, pa Bordin e Transparencës çmimet do të ishin shumë të larta

30/06/2022, 11:31

Qeveria harron qytetarët e thjeshtë, u jep 6 miliardë lekë kompanive të ndërtimit kompensim

30/06/2022, 11:24
Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In