Prokuroria Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë për shtetasin Fatmir Abduramani. Ai rezulton i dënuar në Itali për kryerjen e veprave penale “favorizim e shfrytëzim prostitucioni”.
Pas materialeve të referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe verifikimeve të tjera të kryera ndaj këtij shtetasi dhe familjarëve të tij, është filluar edhe procedimi pasuror i cili përfshin prona, apartamente dhe lokale.
Konkretisht, nga Prokuroria Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në pronësi të shtetit të shtatë pasurive të paluajtshme të shtetasit Fatmir Abduramanisi më poshtë:
Pasuria Nr.221314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2 e llojit “njësi shërbimi”;
Pasuria Nr.22/314-N14. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
Pasuria Nr.22/314-N15, zk.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
Pasuria Nr.221314-G. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;
Pasuria Nr. 18/199+2-89, Lushnje, me sipërfaqe 130.58 m2, e llojit “apartament”;
Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2;
Apartament me nr. 3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78,49m2;