Kronike 8 Dhjetor 2022, 09:22

I dënuar për drogë në Itali, arrestohet i shumëkërkuari nga Fieri

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar për drogë në Itali, arrestohet i

Një 21-vjeçar nga Patosi i kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike ka rënë në prangat e policisë. I riu pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 21-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

“Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Provizor”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit: M. I., 21 vjeç, banues në Patos.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kronike Arrestim policia