Aktualitet29 Mars 2022, 08:58

I dënuar për trafik droge në Belgjikë, arrestohet 27-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar për trafik droge në Belgjikë, arrestohet

I dënuar për trafik droge në Belgjikë, arrestohet 27-vjeçari në Durrës

Një 27 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriinale është vënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije se në kuadër të “Antwerp” është bërë i mundur ndali i shtetasit Mirlind Balla, 27 vjeç.

27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Antwerp, Belgjikë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope”, të parashikuara nga Kodi Penal belg.

Me vendimin e datës 08.01.2022,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur që vendimi i gjykatës në Belgjikë do të ekzekutohet në Shqipëri.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Antwerp”.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni Operacional në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 5 vjet burg.

Specialistët e Seksionit Operacional në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe trafiqeve, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Antëerp”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

M. B., 27 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Antwerp, Belgjikë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope”, të parashikuara nga Kodi Penal belg.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 08.01.2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, në njohje të vendimit të Gjykatës së Apelit Antwerp, Belgjikë, vendim i cili do të ekzekutohet në Shqipëri.

Aktualitet Arrestim Belgjike drogë Durrës Kërkim Ndërkombëtar