Kronike 2 Janar 2023, 09:40

I dënuar tre herë për trafik droge, arrestohet në Berat 43-vjeçari i shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar tre herë për trafik droge, arrestohet në Berat

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 43-vjeçar, të dënuar 3 herë në Shqipëri dhe në Mal të Zi për trafik droge.

Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar Pajtim Shyti, 43 vjeç, banues në lagjen “30-vjetori”, Berat.

Sipas policisë, ky shtetas, gjatë periudhës 2017-2021, është dënuar dhe akuzuar 3 herë, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, konkretisht:

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Kronike Arrestime policia