Kryebashkiakët e Edi Ramës skemë korrupsioni me të dënuarit për afera gjatë qeverisjes Berisha, ndajnë bashkë paratë publike, njihuni me fenomenin e radhës, Fiqiri Pali, që po vjedh me kompaninë Sireta 2F që e ka kaluar në emrin e Fatime Palit 12 ditë pasi u dënua
Edi Rama vijon të ndajë paratë e shqiptarëve me njerëzit e korrupsionit dhe krimit, përmes tenderave të dyshimtë dhe bashkëpuntorëve e tij të korruptuar në krye të bashkive dhe institucioneve të tjera të shtetit. Çuditërisht, përfituesit kryesorë të parave publike gjatë 8 viteve të fundit, i kanë shënuar rekordet e krimit dhe korrupsionit gjatë qeverisjes së Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët së bashku me Ramën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, përbëjnë pesëshen e së keqes në Shqipëri.
Fiqiri Pali nga Peshkopia është një tjetër personazh i certifikuar si i botës së korrupsionit në Shqipëri, i cili merr miliarda lekë nga buxheti i shtetit, përmes skemave korruptive me disa prej kryebashkiakëve të Bablokut. Fiqiri Pali ka themeluar në vitin 2004 kompaninë e ndërtimit “Sireta 2F”.
Dhe kështu nisi të marrë tendera duke korruptuar zyrtarët e lartë të shtetit. Pali u arrestua dhe u dënua në vitin 2008 si pjesë e një skeme korrupsioni, ku vidheshin paratë publike me tendera abuzivë. Skema funksiononte me disa institucione, por policia dhe prokuroria dokumentoi një aferë me Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta.
Fiqiri Pali, në bashkëpunim me Llambi Tarka, korruptuan zyrtarin e lartë të Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, Spartak Gjini, duke paracaktuar tenderin e rikostruksionit të ministrisë dhe duke ndarë fitimet bashkë.
Pali u dënua në 2 maj të vitit 2008. Dënimi i tij është konfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga Gjykata e Lartë. Detajet e këtyre vendimeve do t’i publikojmë në shkrimet vijuese. Nga ana tjetër, zyrtari i ministrisë edhe pse u kap në korrupsion, shpëtoi, por më vonë drejtësia, edhe pse e kapur, shpartalloi dhe dënoi kupolën e kësaj ministrie deri tek ministri Spiro Ksera.
12 ditë pasi u dënua, Fiqiri Pali bëri manovrën e zakonshme. Në datën 15 maj 2008, u paraqit para noteres Vjoleta Sulkaj dhe i kaloi në letra kompaninë Sireta 2F shtetases Fatime Pali. Kësaj të fundit ia shiti të gjitha aksionet për 100 mijë lekë. Pas kësaj manovre, Fiqiri Pali vijoi avazin e vjetër, tashmë duke përdorur si maskë Fatime Palin. Dorën e fundit, Sireta 2F e ka marrë në 24 dhjetor 2020, nga kryetari i Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama, korrupsioni për zgjedhjen e të cilit bëri bujë në të gjithë Evropën, ku njihet edhe me emrin ‘dosja 184’. Dhe ka marrë jo pak, por 430 milionë lekë.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Sistemim asflatim i lagjes Bulke-Begjunec dhe blloku 6-katësh, Bashkia Diber”.
Diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është qesharake, madje nëse llogarisim edhe TVSH, oferta fituese është më e madhe se sa fondi limit. Gjithashtu, janë përjashtuar të gjitha kompanitë përveç, kompanisë së Fatime Palit në letra.
“Pamfleti” ka të dhëna tronditëse që konfirmojnë se ky tender është korruptiv. Në vijim detaje të tjera për aferat e reja korruptive të dorës së vjetër. Kaq për sot./Pamfleti
FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT