Politike 7 Tetor 2022, 13:11

I dështoi "revolucioni" me Berishën, Meta mbledh Konventën e Partisë së Lirisë më 29 tetor 

Shkruar nga Pamfleti
I dështoi "revolucioni" me Berishën, Meta mbledh

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar ditën e sotme se 29 tetor do të zhvillohet Konventa Kombëtare e PL-së.

Meta tha se Konventa e PL-së, do të mblidhet për finalizimin e ndryshimeve në statut dhe për aksionin politik për të rrëzuar Ramën.

Teksa nuk kanë ndërmarrë asnjë aksion siç premtuan gjatë verës, në shtator dhe tetor me Berishën, tani Meta po përgatitet të riformulojë strategjinë për rrëzimin e qeverisë.

“Sot do të marrim vendim për thirrjen e konventës kombëtarë të PL më 29 tetor, në mënyrë që të finalizojmë ndryshimet në statut dhe program. Së dyti lidhur me zgjedhjet e forumeve të PL dhe njëkohësisht edhe me aksionin e saj politik”, tha Meta ne nisje te fjalës se tij.

Ilir Meta i çoi një mesazh edhe Sali Berishës për të qenë të bashkuar dhe koordinuar në aleancë kundër qeverisë.

“Opozita duhet të jetë e bashkuar dhe e koordinuar. Përveç reagimit dhe protestave dhe mbështetjes së tyre, mos harrojmë se do të kemi zgjedhjet.

Ju ftoj të kuptojmë rëndësinë e shpejtësisë dhe koordinimit në punën tonë, që kërkon ritme shumë herë më të larta se tani. Pres nga të gjitha degët për të denoncuar korrupsionin në bashkinë e tyre, keqmenaxhimin e taksave dhe shumë fenomene të tjera negative, që duhet reaguar.

Rilindja nuk lodhet së vjedhuri, pse do lodhemi ne së denoncuari Rilindjen. Përshkallëzoni nivelin e reagimit në çdo bashki” tha ai. Vendimi i Sali Berishës për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie me primare ka ftohur raportet mes dy forcave politike.

Gjithashtu kreu i Partisë së Lirisë nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë Rama, duke u shprehur fundi i regjimit është ndëshkimi i kryeministri dhe bandës së tij.

“Ka vajza të shkëlqyera me medalje që kanë nderuar edhe vendin jashtë. Institucione 26 vite të licensuara të akredituara. Ku është siguria juridike në këtë vend. Çfarë ndodh me sipërmarrësit e tjerë. Fatura që do të paguaj Shqipëria për  shkak të borxheve dhe krimit do të jetë shumë e lartë. Mafia ka kapur shtetin. KU është siguria vend. Ju e dini hakërrimin,. Ky në momentin që e dinte se hakërrimi kishte ndodhur u kërkon bankave të fusin të dhënat tek sistemi i hakeruar, por për fat të mirë nuk pranuan.. Situata është kritike. Por fundi i kësaj është ndëshkimi i Ramës dhe i bandës së tij dhe ringritja e shtetit. Opozita e ka të domosdoshme të jetë e bashkuar”, tha Meta.

Politike #I dështoi "revolucioni" me Berishën Meta njofton mbajtjen e Konventës së Partisë së Lirisë