Politike16 Tetor 2022, 22:17

I dështoi revolucioni me Metën, Berisha “shfrytëzon” protestën e pedagogëve: Nesër grevë të plotë të Unversiteteve!

Shkruar nga Pamfleti

Pedagogët kanë njoftuar bojkot të procesit mësimor ditën e nesërme në nisje të vitit të ri akademik. Kjo pasi qeveria nuk i plotësoi kërkesat e tyre edhe pas dy protestave të zhvilluara nga ata, ku kërkesa kryesorja ishte rritja e pagave.

Lidhur me bojkotin e pedagogëve ka reaguar edhe ish kryeministri Berisha, i cila nuk ka humbur mundësinë për të shfrytëzuar kauzën e tyre për t’iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve të ngrihen në protestë, për të mbështetur kauzën e pedagogëve.

Të gjithë në protestë. Nesër greva e plotë e Universiteteve!

Pedagogët, studentët, punonjësit e Universiteteve, me thirrjen e Sindikatave të tyre, bojkotojnë mësimin në shenjë proteste ndaj qëndrimit cinik të qeverisë për kërkesat e Sindikatave. Të gjithë në protestë”, shkruan Berisha.


smile

Politike Berisha Protestë Thirrje