Politike23 Dhjetor 2022, 13:13

I dështoi skenari për Dvoranin, Berisha: Rama i sëmurë nga spiunofobia, prandaj e refuzoi

Shkruar nga Pamfleti
I dështoi skenari për Dvoranin, Berisha: Rama i sëmurë nga

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka gjetur justifikimin mbi votimin për Gjykatën Kushtetuese.

Ky i fundit akuzoi mazhorancën se kërkon të emërojë Ardian Dvoranin, por në fakt socialistë nuk e votuan. Sipas Berishës shkak i këtij votimi ishte frika e Edi Ramës nga spiunimet.

Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur pse e kundërshtoi opozita. Por siç e parë ju, Dvoranin e votuan vetëm 18 deputetë mos gaboj. 14 nga PS. Ardian Dvoranin do e bëjmë çështje, ai është simbol i korrupsionit dhe turp për drejtësinë. Por ju garantoj se edhe Vali Bizhgën po ta çonin në parlament, Edi Rama do e rrëzonte sepse ai tani sheh spiun në çdo person. E ka kapur spiuno-fobia dhe nuk ka asnjë shkak tjetër përveç spiuno-fobisë së Edi Ramës që Dvorani të merrte gjithsej 14 vota. Ky doli i poshtëruar, me 14 vota. Unë nuk kam sentimente me të. Por fakti që ai u fut i pari, me shpresën që është bërë një marrëveshje me Bashën, që do votohej Dvorani, dhe Dvorani nga deputetët e Ramës merr 14 vota, dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia. Viktima tjetër do jetë Vali Bizhga”, tha ai.

Më tej ai sulmoi mazhorancën dhe për votimin e Avokatit të Popullit, pasi socialistë refuzuan emrat e propozuar nga opozita.

Politike