Bota 5 Gusht 2022, 07:44

I dha 9 vite burg basketbollistes amerikane, Biden dënon vendimin e gjykatës ruse

Shkruar nga Pamfleti
I dha 9 vite burg basketbollistes amerikane, Biden dënon vendimin e

SHBA planifikon 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dënoi ashpër vendimin e gjykatës ruse për të dënuar basketbollisten amerikane të WNBA-së, Brittney Griner, me 9 vjet burg.

Përmes një deklarate për shtyp, Biden tha se dënimi është “një kujtesë më shumë e asaj që bota e dinte tashmë: Rusia po e ndalon gabimisht Brittney-n”.

“Është e papranueshme dhe i bëj thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë në mënyrë që të jetë me të dashurit, miqtë dhe shokët e skuadrës”- tha Biden, duke shtuar se: “Administrata ime do të vazhdojë të punojë pa u lodhur dhe të ndjekë çdo rrugë të mundshme për të sjellë Brittney-n dhe Paul Whelan në shtëpi të sigurt sa më shpejt të jetë e mundur.”

Komentet e Presidentit Amerikan erdhën pasi një gjykatë ruse shpalli Griner-in fajtore ditën e djeshme për posedim dhe kontrabandë droge dhe e dënoi atë me 9 vjet burg. 31 vjeçarja, është një basketbolliste e cila u arrestua në shkurt në aeroportin Sheremetyevo të Moskës pasi autoritetet ruse thanë se kanë gjetur vaj kanabisi nën zotërimin e saj.

Sportistja i pranoi për akuzat për drogë më herët në korrik, megjithatë theksoi se ka përdorur kanabis medicinal për të trajtuar dhimbjen dhe nuk kishte për synim të shkelte ligjin rus. SHBA-ja më herët ka propozuar një marrëveshje këmbimi për dy amerikanë në paraburgim rus, Brittney Griner dhe Paul Whelan, i cili mbahet në Rusi që nga viti 2018 me akuza për spiunazh, me trafikantin rus të armëve Viktor Bout.

Sidoqoftë, nuk ka detaje rreth propozimit amerikan. CNN raporton se, Bout po vuan një dënim me 25 vjet burg dhe Departamenti i Drejtësisë ka shprehur kundërshtim ndaj shkëmbimit të mundshëm. Sipas CNN, rusët kanë kërkuar që SHBA-ja të përfshijë një ish-kolonel të agjencisë ruse të spiunazhit, FSB, në çdo shkëmbim të mundshëm për Griner dhe Whelan. Kërkesa për lirimin e të dënuarit për vrasje Vadim Krasikov, krahas Bout, është bërë në fillim të këtij muaji.

Krasikov u dënua nga një gjykatë gjermane në vitin 2021 për vrasjen e një ish-luftëtari çeçen në Berlin. Ai mbetet në burg në Gjermani. Sipas raportimit të CNN-it, administrata Biden “nuk e shikon atë si një kundërvënie legjitime ndaj ofertës së SHBA-së”.

Bota Rusi SHBA vendim Gjykate