Sport26 Maj 2022, 20:38

I dha mundësinë të debutonte si profesionist me bluzën e Çelsit, trajneri anglez fillon planet për t’u bashkuar me Armando Brojën

Shkruar nga Pamfleti
I dha mundësinë të debutonte si profesionist me bluzën e

I dha mundësinë të debutonte si profesionist me bluzën e Çelsit, trajneri anglez fillon planet për t’u bashkuar me Armando Brojën

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato vere, i cili kërkohet nga shumë klube angleze, por jo vetëm. 

Së fundmi, ai që ka shfaqur interes për 20-vjeçarin është Frenk Lampard, i cili është i pari trajner që i ka dhënë mundësinë të debutojë si profesionist me bluzën e Çelsit. 

Ish-mesfushori anglez po kërkon që të bëjë një Everton që të konkurrojë për më shumë sezonin e ardhshëm, me Brojën dhe me disa talente të tjerë që kanë qenë në akademinë e Çelsit në fokus të merkatos. 

Gjithsesi për të arritur te sulmuesi kuqezi do të jetë e vështirë për Lampard, pasi Çelsi ende nuk e di nëse do ta mbajë në skuadër Brojën, apo do ta shesë, me shumë klube që janë gati të ofrojnë për shërbimet e shqiptarit. 

Sport Armando Broja Frenk Lamprd sulmuesi i kombëtares shqiptare