Showbiz 5 Korrik 2022, 18:49

I dhanë fund ndarjes pas 12-vitesh lidhje, projektohet skenari për një serial televiziv Shakira-Pike?

Shkruar nga Pamfleti
I dhanë fund ndarjes pas 12-vitesh lidhje, projektohet skenari për

I dhanë fund ndarjes pas 12-vitesh lidhje, projektohet skenari për një serial televiziv Shakira-Pike?

Shakira dhe Pike kanë tronditur botën e artit dhe sportit me ndarjen e tyre pas 12 vitesh lidhje. Një situatë që ka vënë në dyshim imazhin publik të kohëve të fundit të kolumbianes dhe qendërmbrojtësit të Barcelonës. Madje është ngritur mundësia e realizimit të një programi televiziv.

Huan Osorio, një producent meksikan i telenovelave, tashmë ka folur për këtë opsion të mundshëm. Në një bisedë me Eden Dorantes, producenti meksikan zbuloi se jeta e Shakirës dhe Pike mund të jetë interesante për publikun. Përveç kësaj, ai ishte edhe më i qartë kur u shpreh se do të donte ta realizonte këtë projekt.

“Imagjinoni një seri Pike dhe Shakira, secila më vete dhe më pas si bëhen bashkë dhe me dy fëmijët dhe më pas ndarja është e fortë, do të doja ta bëja”,- zbuloi vetë Huan Osorio. Ai tregoi se për një producent është e nevojshme të mendojë gjithmonë ide dhe koncepte të reja, në një epokë në të cilën audienca kërkon gjithnjë e më shumë përmbajtje.

E vërteta është se informacionet e fundit rreth Shakirës dhe Pike kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tyre javët e fundit. Thashethemet për një pabesi të mundshme të lojtarit mund të kenë qenë shkak i këtij ‘divorci’. Aktualisht Shakira dhe Pike janë duke kërkuar një zgjidhje së bashku me ekipet e tyre ligjore për të tejkaluar çështjet afektive që lidhen me ndarjen e tyre të fundit.

See you tomorrow! #DancingWithMyself 10/9c on @nbc pic.twitter.com/JNbDmjXBDn

— Shakira (@shakira) July 4, 2022

Showbiz Pike Shakira