
I frikësuar nga vetëkënaqësia e Perëndimit, ish-gjenerali i NATO-s ngre alarmin: Armatosni Evropën për luftë me Rusinë!
Ish-gjenerali i NATO-s, Richard Shirreff i frikësuar nga vetëkënaqësia e Perëndimit
NATO duhet të ndryshojë totalisht mendësinë dhe të punojë për riarmatimin e vendeve të Evropës Perëndimore.
Kështu është shprehur ish-gjenerali i Aleancës, Richard Shirreff, duke kërkuar përgatitjen për luftë pasi rreziku rus nuk do të largohet edhe sikur Putin të iki vullnetarisht apo të rrëzohet nga pushteti. Përmes një interviste për “The Times”, Shirreff – i njohur si një nga gjeneralët më të dalluar në pension të Britanisë së Madhe – tha se edhe pse ushtria ruse duket e mundur, perëndimi i konfliktit mbetet ende shumë i largët.
Shirreff, i cili shërbeu në rolin e NATO-s nga viti 2011 deri në 2014, tha se fillimisht ai kishte “mbivlerësuar aftësitë e ushtrisë ruse dhe nënvlerësoi guximin, burimet, qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe zgjuarsinë e plotë” që kishin treguar ukrainasit, por koha tregoi që mbështetja e NATO-s kishte qenë me të vërtetë mbresëlënëse. Sidoqoftë, tani gjendemi në një situatë ku kjo mbështetje duhet të rritet.
“Rusia dhe Putin janë të ‘zënë në grackë’. Ai mund të sulmojë dhe më tepër nënë frikën se mund të vendosë ta përshkallëzojë luftën me sulme nukleare”, tha ai.
Shirreff paralajmëroi përshkallëzimin e luftës, pasi Ukraina do të rimerrte më shumë nga territori që i uzurpuan forcat ruse. Mirëpo, edhe NATO duhet të bëjë pjesën e vetë.
“Ajo që nuk kemi parë është se NATO-ja pranon se duhet të përgatitet për rastin më të keq dhe rasti më i keq është lufta me Rusinë. Dhe e vetmja mënyrë për të parandaluar rastin më të keq është të jesh gati për të dhe NATO është shumë larg kësaj”– tha Shirreff.
Sipas gjeneralit në pension, aleanca ushtarake duhej të kundërshtonte çarmatimin e vendeve të Evropës Perëndimore në dekadën e fundit dhe të rimbushte stoqet e shteruara të luftës.
“Niveli i aftësisë dhe mbështetjes logjistike për forcat e armatosura duhet të mendohet mirë dhe duhet parë aftësia e humbur që vjen pas disa vitesh çarmatimi. Të jemi të qartë; edhe nëse ushtria ruse humbet dhe Putin bie nga froni, në pushtet nuk do të vijë një lider i ri aq liberal sa të bashkohet krahëhapur me Perëndimin. Nëse Putini rrëzohet, do të shihni një figurë edhe më nacionaliste, ksenofobikee antiperëndimore. Rusia zgjerohet, Rusia tkurret, Rusia nuk është një shtet, Rusia është një perandori. Mund të mbijetojë vetëm si një organ i tillë.
Dhe nëse tkurret, do të zgjerohet përsëri. NATO duhet të kuptojë se kjo është një luftë e gjatë dhe duhet të përgatitet për një aftësi parandaluese brezash”– përfundoi ai.