Aktualitet 7 Shkurt 2023, 07:19

I ftohti siberian “mbërthen” Shqipërinë, mësoni si do të jenë temperaturat sot

Shkruar nga Pamfleti
I ftohti siberian “mbërthen” Shqipërinë, mësoni

I ftohti siberian mbetet prezent edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë. Moti do jetë kthjellët por shumë të ftohtë. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pikërisht në këto zona problematikë e theksuar do të jenë ngricat për shkak se 24- orëshi do të jetë në vlera negative.

Orët e vona të mbrëmjes sjellin edhe një erë të ftohtë lindore duke bërë që i ftohti të ndjehet  edhe më shumë në zonat bregdetare.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, dhe mesdita sjellë rënie të tyre duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë -10 °C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 10°C.

Aktualitet moti i keq