
Adriatik Llalla po tenton me çdo kusht që t’i shpëtojë burgut. I futur tashmë në grupin e bandës qeveritare, me ish kryeministra, ministra e presidentë, që zotërojnë pasuri marramendëse të fituara në rrugë kriminale dhe korruptive, ish kryeprokurori ka bërë një tjetër lëvizje për t’u arratisur nga përballja me drejtësinë.
Zvarritja e e hetimeve edhe për tre muaj, nuk i ka pëlqyer aspak Llallës, i cili e ka ankimuar vendimin e Prokurorisë, duke sfiduar kështu jo vetëm drejtësinë shqiptare, por edhe SHBA, e cila paralajmëroi për të disatën herë arrestimin e ish kryeprokurorit.
Adriatik Llalla është një rast unikal në historinë e Shqipërisë, pasi është i pari ish kryeprokuror që është vënë nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave. Në mars të 2018, ai u vu zyrtarisht nën hetim për veprat: “shpërdorim detyre”, “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale” .
Në korrik të 2018, pasuria e tij marramendëse, që arrinte shumën 98.772.000 lekë (918,000$ ose 783,000 euro) u vendos nën sekuestro preventive. Edhe pse ka kaluar një vit, nuk është marrë asnjë vendim për krimet e kryera prej ish kryeprokurorit, madje hetimet për të u shtynë edhe për tre muaj të tjerë.
Familja e kryeprokurorit u fut në listën e zezë të SHBA, për përfshirjen në raste të mëdha korrupsioni, gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë. Ambasada amerikane, DASH dhe vetë sekretari të amerikan i shtetit Rex Tillerson, e kanë akuzuar se ka mbrojtur politikanët e korruptuar, dhe për më tepër ka ushtruar vetë korrupsionin e të gjitha llojeve, duke e shpallur kështu “non grata” Llallën dhe familjen e tij.
Ish kryeprokurori bëri një luftë të ashpër me ish ambasadorin amerikan, Donald Lu. Pati akuza dhe kundërakuza mes tyre. Llalla e akuzoi ish ambasadorin se bënte presion për bizneset amerikane në Shqipëri, ndërsa Lu nga ana e tij nuk kurseu asapk akuzat, sidomos për mos arrestimin e “Eskobarit”, të Ballkanit e drejtorit të Metës.
Adriatik Llalla u zgjodh kryeprokuror nga ish presidenti Bujar Nishani në 2012 deri në 2018, ku dha dorëheqjen, për të mos iu nënshtruar Vettingut.