Anti-Mafia 8 Dhjetor 2022, 11:24

I joti ta fut, njësoj siç Belinda po i lidh kollaren Bablokut

Shkruar nga Pamfleti

I joti ta fut, njësoj siç Belinda po i lidh kollaren Bablokut

Ndërkohë që Edi Rama është i zënë me spektaklin dhe propagandën, një nga konkubinat e preferuara të tij, Belinda Balluku, po ia heq një e nga një gurët e themeleve të pushtetit dhe aleancave të Kryeministrit. Kjo nuk është as hera e parë dhe Belinda nuk është as e vetmja dhe as e fundit. Por nëse të tjerët i ka kapur me presh në dorë dhe ka marrë masa, kësaj here Babloku akoma nuk e ka vënë re se nga e kush i vjen.

E fundit që ka ndodhur, e madje e freskët fare, është tenderi që Belinda Balluku ka dirigjuar me të preferuarin e vet në sektorin e rrugëve, Evis Berberi. Me hapjen e procedurës me objekt “Qendra e monitorimit të trafikut (200 km) Faza e Parë, Belinda ka thyer urdhrin dhe ka prishur lojën e shefit të vet shpirtëror duke çuar ujë në mullirin e vet dhe Evisit, me të cilin bën “shopping” sa herë e djeg zjarri për të harxhuar para, dhe duke i futur kështu shkopinj nën rrota Kryeministrit për të cilin betohet se hidhet edhe në zjarr.

Për ta sqaruar më mirë po ia nisim nga fillimi: Kohë më parë, diku nga fillimi i vitit të kaluar, ndërsa vizitonte Turqinë, Edi Rama i pat premtuar mikut të tij, Erdogan se, kompanisë që presidenti turk e ka fort për zemër, ASELSAN, do t’i siguronte një tender të majmë prej 20 milion eurosh, gjoja me justifikimin se ASELSAN është lider në fushën e industrisë së mbrojtjes. Për të përgatitur terrenin, Edi Rama asokohe u shfaq në mediat turke dhe ato të oborrit edhe duke vizituar korporatën turke të mbrojtjes. Si vëlla shpirtëror, ndër shkëmbimet dhe shërbimet e tjera proturke të Kryeministrit të Shqipërisë, ishte edhe tenderi për ASELSAN. Ky nuk ishte një premtim bosh i Edi Ramës. Ndërkohë që premtonte milionat e eurove për turqit, Shqipëria projektonte pajisjen e rrugëve të vendit me kamera. Faza e parë e këtij projekti ishte financuar nga Banka Botërore dhe përfitues ishte ARRSH. Ndërsa investimi, pra paratë që duheshin për ta realizuar këtë projekt, parashikohej të mbuloheshin nga projektet IPA, që financohen nga BE-ja. Për këtë ka punuar edhe Klodian Sava që është përgjegjësi i zyrës së BB, pranë ARRSH.

Mirëpo, Belinda Balluku që ka futur hundët kudo nëpër pushtetin e Edi Ramës dhe paratë e arkës së shtetit, nuk i durohej. Programet IPA janë financuese të mëdha projektesh të vendeve si Shqipëria dhe Rajoni në përgjithësi, por këto janë financime që hapen me program dhe duan kohën e tyre. Përveç kësaj, Belindës i pëlqejnë shumë paratë dhe ky ishte një rast që nuk duhen humbur. 20 milion euro nuk janë pak, paçka se shefi i vet ia ka premtuar turqve dhe partneri lokal do të ishte Renis Tershana.

“I paduruari, i fituari”, i thonë kësaj sipas mentalitetit Rilindas. Kështu edhe Belinda, tenderin që Rama ia premtoi turqve e hapi në tetor të këtij viti me fonde nga buxheti i shtetit. Kështu procedura me objekt “Qendra e monitorimit të trafikut (200 km) Faza e Parë”, u krye dhe 5 firmat pretendente janë:


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

1-      Albanian Satellite Communications + TRING, me pronar vëllezërit Dulaku

2-      Albanian Teleçomunication Union me pronar Bashkim Ulaj i Gener 2

3-      AlbaScan dhe Pepa group në bashkëpunim me ABS, INFOSOFT, IKUB, ku njëra prej këtyre kompanive, ABS ka pronar baxhanakun e Kryeministrit, Armando Frangu

4-      ALComm Solution

5-      ELEKTROSEC në bashkëpunim me Everest dhe Fastech

Shuma që luhet është 2.285.280.226,24 lek ose ndryshe 22 milion Euro. Aq sa kishte premtuar Rama dhe këto 200 km të para i përkasin rrugës së Vlorës dhe disa akse ndërmjetëse të saj.

Belinda e ka bërë fakt të kryer dhe aktualisht po diskutohet emri i fituesit. Nga ana tjetër Babloku dhe shefi i Belindës e mori vesh këtë vetëm pasi procedura ishte hapur dhe puna ishte bërë fakt i kryer. Fakti që në garë është edhe emri i Armando Frangut, jo vetëm që nuk e ka qetësuar, por sa e ka shtuar dozën e tërbimit të Kryeministrit, i cili tregojnë se ka thyer tavolinën nga nervat dhe Belinda është urdhëruar të mos i dalë përpara ca kohë. Rregulli u prish gjatë Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor, ku ministresha e preferuar duhej të ishte se s’bën sepse është, në të njëjtën kohë, edhe Zv/kryeministre.

Ku do ti gjejë Edi Rama 22 milionë eurot që do harxhojë për të mbikëqyrur rrugët e Vlorës që bën vetë aq shpesh? Le të pyesë Belindën…. Si do t’ia bëjë Edi Rama me aleatin dhe sivllaun e tij turk, Erdogan, që i pat premtuar paratë? Përsëri le të pyesë Belindën…Aq ustalleshë sa është ajo, do ia gjejë një zgjidhje./Pamfleti

Anti-Mafia Belinda Balluku Edi Rama tender