
I kërcasin vezët kokës Presidentit, protestuesit e përzënë me kokëulur (Video)
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është përballur me një situatë tepër të sikletshme, teksa para dyerve të zyrës së tij vijojnë prej ditësh protestat masive. Presidenti Macron ka dalë para kamerave për të sqaruar vendimin e tij, por është qëlluar me vezë nga protestuesit.
Sipas mediave, ‘sulmuesi’ ende nuk është identifikuar, por pretendohet se ai është një protestues i kamufluar si gazetarë, pasi për deklaratën e Presidentit, në oborrin e presidencës, ishin pranuar vetëm gazetarët.
Ndryshe, sot kryeministri francez, Edouard Philipp, pritet që të njoftojë pezullimin e rritjes së taksave të karburantit. Lajmi është publikuar nga Agjencia AFP, duke iu referuar burimeve qeveritare.
Protestuesit nga lëvizja franceze ‘jelekët e verdhë’ janë tërhequr nga një takim me kryeministrin Edouard Philippe të caktuar për ditën e sotme.
“Jelekët e verdhë” që prej mesit të nëntorit kanë protestuar për një taksë të diskutueshme të karburantit. Por protestat tani pasqyrojnë zemërimin më të përhapur në qeveri. Tre persona kanë humbur jetën nga trazirat, dhuna dhe vandalizmi.