Aktualitet14 Janar 2019, 16:59

I kërkoi para dhe seks qytetares, gjyqtari “i pacipë” habit në gjykatë

Shkruar nga Pamfleti
I kërkoi para dhe seks qytetares, gjyqtari “i pacipë”

I kërkoi para dhe seks qytetares, gjyqtari "i pacipë" habit në gjykatë

I plasi skandali “sheshit”, por gjyqtari Roland Hysi mësohet se ka kërkuar lirinë nga qelia.

Hysi u arrestua 24 orë pas publikimit të një video nga emisioni investigativ “Stop”, ku ai shfaqej duke i kërkuar para dhe seks një qytetarje në këmbim të një vendimi në Gjykatë.

Mirëpo, kjo video nuk e ka penguar Hysin ti kërkojë Gjykatës së Apelit shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Ankimi i Hysit është depozituar mëngjesin e së hënës nga avokati i tij, Alban Bengasi.

Hysi pretendon se video-përgjimi i publikuar në programin investigativ “Stop” është provë e papërdorshme, si dhe nuk ka rrezik largimi dhe rrezik për dëmtimin e provave.

Roland Hysi u denoncua teksa merrte rryshfet dhe kërkonte favore seksuale kundrejt një vendimi të favorshëm.

Aktualitet gjykatë roland hysi