Politike11 Maj 2022, 12:58

I kërkoi SPAK-ut ta hetojë, reagon Berisha: Rama është në panik të jashtëzakonshëm

Shkruar nga Pamfleti

Ish-kryeministri, Sali Berisha  i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili paraditen e sotme i kërkoi SPAK që të nisë hetimet pas shpalljes së tij “Non Grata” nga SHBA.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama është në panik të madh dhe po mundohet që të shmangë vëmendjen nga problemi kryesor që është varfëria. Berisha ka akuzua Ramën që qeveria e tij vijon të vjedhë vazhdimisht duke përdorur asetet publike.

“Në një panik të jashtëzakonshëm Rama merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Shkaqet janë madhore. Edi Rama beson se me këto qëndrime të cilat shëmbëllejnë apo janë të denja për Korenë e Veriut apo regjimin e etërve të tij, ka disa synime: së pari të tërheqë vëmedjen e qytetarëve shqiptarë të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha në jetën e përditshme për shkak të këtij kryeministri I cili me firmë e vulë vetëm vjedh. Shumica e familjeve shqiptare shpenzojnë mbi 50% të të ardhurave vetëm për ushqimet. Rritet çdo javë dhe çdo muaj në këtë vend në një kohë kur kryeministri dhe ministrat e tij të pangopur dhe përdorin fondet publike, pronat publike dhe asetet publike nga Kepi I Stillos deri në skajin tjetër. Në kurriz të taksapaguesve shqiptarë Edi Rama ecën dhe udhëton si gjëja më e pavlerë në Europën zyrtare”, deklaroi Berisha.

Politike #Berisha #Rama #SPAK