Bota15 Prill 2022, 22:20

“I kuptoj shtetet që blejnë armë”, Papa Fracesku bën bujë me deklaratën

Shkruar nga Pamfleti
“I kuptoj shtetet që blejnë armë”, Papa Fracesku

Një deklaratë e Papa Franceskut këtë të premte ka bërë bujë më mediat italiane, por jo vetëm.

Papa Françesku dikur shprehej se shpenzimi i parave për armë është një “njollë” për njerëzimin, por sot është shprehur se e i mirëkupton qeveritë që blejnë armë për t’u mbrojtur në një botë të shkatërruar nga lufta.

“Unë i kuptoj ato qeveri që blejnë armë, i kuptoj ato. Unë nuk i justifikoj, por i kuptoj. Sepse ne duhet të mbrohemi”, tha Papa në një intervistë për Rai-n italian, para një ceremonie fetare në Koloseun romak.

Pritet që gratë ukrainase dhe ruse të mbajnë kryqin këtë vit në procesionin Via Crucis, i cili zhvillohet të Premten e Madhe, ditën kjo në kalendarin e krishterë kur u kryqëzua Jezusi.

Bota arme Lufte Papa