Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku një 51-vjeçar është gjetur në rrugë pa shenja jete nga familjarët.
Mësohet se viktima, banues në fshatin Bletas në Gramsh, është larguar nga banesa katër ditë më parë për një vizitë miqësore, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i humbjes së jetës mund të jetë bërë arresti kardiak. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:20, në fshatin Snosem, Gramsh, në rrugë është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi V. Zh., rreth 51 vjeç, banues në fshatin Bletas, Gramsh. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.