
I mori programin, moderatoja "i përvishet" këngëtares: Mos u përpiq të jesh ajo që nuk je
Ndryshime të mëdha kanë mdodhur edhe në “Vision plus”, ku program “Vizioni I pasdites” nuk po moderohet më nga Anila Çela, Teliti.
Këngëtarja Evi Reçi ka marrë në dorë prezantimin e programit. E ftuar sot në “You & Me”, ish moderatorja pyetet se si e shikon Evin si przantuese të ish emisionit të saj. Anila nuk I kurseu aspak kritikat duke e vlerësuar Evin me notën 7 dhe gjithashtu e këshillon të mos përpiqet të jetë dikush që nuk është.
“Sipas meje Evi është tek 7-ta. Këshilla ime për të është: Sa më e thjeshtë, të jetë ajo që është, nëse ne përpiqemi të jemi jo ajo që jemi, aty të rrëshqasin gjëra nga duart”, është shprehur moderatorja e cila prej vitesh e moderonte programin që sot moderon Evi.