Bota27 Qershor 2022, 18:14

“I poshtër dhe tinëzar”, shokët e klasës rrëfejnë fëmijërinë e Putinit dhe historitë e dështuara të dashurisë; si u fiksua pas KGB-së

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti rus Vladimir Putin, është përshkruar nga shokët e fëmijërisë dhe mësuesit e tij si një tinëzar që ju shkulte flokët shokëve gjatë sherreve në shkollë.

Tirani rus është cilësuar si “i poshtër” dhe “shumë problematik” nga ata që e njihnin në vitet e tij të fëmijërisë, dekada përpara se të fillonte luftën në Ukrainë. Sipas ish-shokëve të tij, Putini ishte nga ata persona që do të terrorizonte shkollën e tij në lagjen Dzerzhinsky të Leningradit dhe do të kthehej në një të çmendur nëse dikush kërkonte të grindej me të.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Miku i tij më i mirë i fëmijërisë Viktor Borisenko, tregon se Putin ishte i pari që i bashkohej sherrit kurdo që shpërthente një i tillë dhe se nuk kishte aspak frike edhe pse nuk ishte më i forti në klasën e tij.

Ai mund të grindej me këdo, ai nuk kishte frikë. Nuk i shkonte mendja që djali tjetër ishte më i fortë dhe mund ta rrihte. Nëse ndonjë djalë i egër do ta ofendonte, ai do të hidhej drejt e në të, do ta gërvishte, do ta kafshonte, do t’i shkulte tufat e flokëve. Ai nuk ishte më i forti në klasën tonë, por në një sherr ai mund të mundte këdo sepse futej me zemërim dhe luftonte deri në fund”, u shpreh miku i tij.

Udhëheqësi rus u rrit në një apartament të mbushur me kacabunj, të cilin e ndanin me dy familje të tjera. Nuk kishin ngrohje dhe vetëm një banjë. Shoku i tij tha se minjtë lëviznin nëpër dyshemenë e apartamentit të Putini dhe shpesh ai i ndiqte me shkopinj, derisa një ditë kishte zënë në qoshe një mi të madh dhe e kishte vrarë atë.

Askush nuk duhet të futet në qoshe. Askush nuk duhet të vihet në një situatë ku nuk ka rrugëdalje“, kishte thënë Putin pas vrasjes së miut tregon miku i tij.

Pasi fitoi një reputacion të keq në shkollën fillore, Putin shkoi në shkollën e mesme në moshën 12-vjeçare në vitin 1965.

Putini më pas u regjistrua në sambo, një formë e arteve marciale të përziera dhe papritur notat e tij u përmirësuan në mënyrë dramatike pasi u bë anëtar i Pionierëve, organizata kryesore e Partisë Komuniste.

Pasi hoqi dorë nga dëshira për t’u bërë pilot i linjës ajrore, në moshën 16-vjeçare ai filloi të pyeste se çfarë mund të duhej për t’u bashkuar me KGB. Atij iu tha që duhej të bashkohej me Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Leningradit, gjë që ai e bëri përfundimisht para ditëlindjes së tij të 18-të në shtator 1970.

Në vitin 1975, Putin u pranua në KGB si një toger i ri dhe kaloi vite duke punuar në radhët e saj deri në vitin 1990.

Gjatë kësaj kohe, ai takoi të dashurën e tij të parë, studenten e mjekësisë Lyudmila Khmarina, të cilën prindërit e tij e donin por kjo nuk zgjati shumë pasi në vitin 1980, ata u ndanë dhe Putini kishte sytë për një grua tjetër stjuardesa 22-vjeçare e Aeroflot, Lyudmila Shkrebneva.

Por Putin hasi në refuzimin e saj, e cila e cilësoi Putinin e aso kohe si të varfër.

Ishte i veshur keq, ai dukej shumë i paprekshëm. Unë nuk do t’i kisha kushtuar kurrë vëmendje në rrugë“, kujton ajo.

Pavarësisht përshtypjeve të para, dyshja shkëmbyen numra dhe takoheshin sa herë që Lyudmila ishte në Leningrad. Marrëdhënia e tyre ishte e trazuar, me prindërit e Putinit që nuk e miratuan këtë lidhje sepse pikëpamjet e tyre tradicionale mbi rolin e një gruaje ishin pengesë.

Lyudmila Shkrebneva tregon se si gjatë një festë, Putini u tërbua sepse Lyudmila po kërcente në mënyrë të shfrenuar gjatë gjithë natës.

Me sa duket isha shumë e pafrenuar. Mu bë e qartë nga ai se çdo marrëdhënie e mëtejshme ishte e pamundur“, tha ajo.

Ajo tregoi edhe për mënyrën se si Putin u fiksua me punën e tij, duke treguar raste të shumta ku ai e linte të priste me orë të tëra.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Putin e kishte fshehur punën e tij në KGB nga Lyudmila për 18 muaj, duke e bërë atë të besonte se ai punonte për policinë.

Pavarësisht mosbesimit të saj, Lyudmila u martua me Putinin në vitin 1983 – duke e përshkruar vitin e tyre së bashku si “harmoni totale”.

Por zakonet e tij të këqija u kthyen përsëri, pasi filloi të kthehej vonë nga puna në shtëpi.

E kuptova se nuk ishin eprorët e tij ata që e mbajtën atë të punonte vonë. Ishte ai vetë“, tha ajo.

Duke treguar dhe një herë përkushtimin e Vladimir Putin gjatë shërbimit në KGB.

/Përshtati “Pamfleti” nga “The Sun”

Bota #Rrëfimet femijeria Putin