Aktualitet 2 Prill 2022, 16:20

I premtoi lidhje serioze, takoi edhe prindërit; historia e dashurisë së Nuredin Dumanit me vajzën nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti
I premtoi lidhje serioze, takoi edhe prindërit; historia e dashurisë

“Talo Çela na ndau 20 mijë euro”! Çfarë tha Nuredin Dumani për Gentian Sharrën

Detaje të reja kanë dalë nga gjykata e Elbasanit ku mësohet se është dhënë masa e sigurisë për Henrik Hoxhën dhe Mirjetë Hajdinin.

Gjatë dëshmisë së dhënë para togave të zeza, e dashura e Nuredin Dumanit ka rrëfyer se nuk e dinte që bashkëjetuesi i saj kishte probleme me ligjin, madje ai i është prezantuar me identitet tjetër, nën emrin Arvit Spahiu.

20-vjeçarja nga Kosova ka deklaruar se e kishte prezantuar edhe me prindërit e saj pasi ishin në një lidhje serioze, e ndërsa Dumani e kishte gënjyer duke thënë se ai kishte familjen në Francë, raporton Shqiptarja. Po ashtu, 20-vjeçarja ka zbuluar se Dumani mbante të njëjtën armë kudo me vete dhe se kur e kishte pyetur se përse dilte i armatosur, ai i ishte përgjigjur “je e re për këto gjëra”.

Dëshmia e plotë

Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar që është me shtetësi kosovare. Në muajin prill të vitit 2021, me shoqërinë e saj ka qenë tek lokal  “G***” në Gjilan.  Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas të tjerë. Njërin nga ata e njihte dhe quhej Sh.Z dhe është nga Gjilani.

Ai ka një  qendër poligoni ne Gjilan dhe familja  e tij është disi e njohur në Gjilan. Kurse djalin tjetër që ishte me Sh. ishte hera e parë që e shihte dhe nuk  e njihte.

Atë ditë në lokal ky djali tjetër  i  ka  folur  dhe  i  kërkoi numrin  e  telefonit. M.  ia  ka  dhënë  numrin  dhe që atë di të  filluan  të  komunikonin  nga  telefoni.  Ai   kishte një numër celulari të Kosovës dhe jo të Shqipërisë, por nuk e  mban mend numrin.

Ai i është prezantuar me emrin  Arvit Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej  në  Kosovë  për punë, ku i ka treguar edhe një letër njoftim apo karte identiteti ,  ku emri ishte vërtete  Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Letër njoftimi që i ka treguar nuk e d i se cilit shteti i përkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosovës dhe i Shqipërisë.

Pasi kishte kaluar afro 1 muaj gjysmë që  nga  dita  që  u njohë dhe që takoheshin shpesh, thuajse çdo ditë, Arviti kërkoi që lidhja e tyre të bëhej serioze dhe donte të takonte prindërit e saj, ku i ka takuar dhe ata filluan të bashkëjetonin në një banesë me qira në Gjilan.

Arviti i ka treguar që familjen  e  tij  e  kishte në  Francë  dhe  për  këtë  arsye  nuk mund  ta  takonte.  Kur  kanë filluar  të bashkëjetojnë, ajo ka vënë re që Arviti mbante armë zjarri me vete, gjithmonë arma ka qene e njëjtë.

Arma ishte e zezë dhe kur dilnin a i e mbante në brez e kur vinin në shtëpi ai e linte në dhomë. Kur e ka pyetur se përse mbante arme ai i është përgjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish këto”.

Aktualitet Nuredin Dumani