Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me lajmin, ku u tha se bojkotoi Kuvendin Kombëtar të PD për të shkuar në Disneyland.
Gjekmarkaj shkruan se zgjodhi të argëtonte vajzën e tij në Disneyland, ndërkohë që Sali Berisha argëtonte veten në Kuvend.
Ndër të tjera ai thotë se në Paris ka shkuar me lekët e tij dhe jo të Gërdecit.
Postimi i plotë i Gjekmarkajt:
Po e vërtetë me datën 30 prill fiks, kur po bëhej kongres për të argëtuar Doktorin mora rrugën për Paris që të argëtoja fëmijën tim.
Isha në Disneyland me time bije dhe nuk po gënjeja njeri siç bën almisja apo hallati mediatik i Doktorit çdo ditë.
Duhet ta përsëris me paratë e mia, me pak shtrëngim, po të miat, asgjë nga Gërdeci, as nga ndërtimet të ish- kompleksi “Partizani”!
Mu duk më e arsyeshme dhe me e ndershme kjo zgjidhje. Po të ishte kongresi i demokrateve do kisha ndenjur se ka mbi 10 vjet që ju dal për zot publikisht interesave të tyre, po qe kongresi i familjes Berisha, të cilët për fat të keq e për dhimbjen time u rrezuan të dy duke rëndur drejt pushtetit.
Demokratet nuk janë dele dhe ata nuk po kërkojnë një bari. Ata e kanë partinë në krize sepse dikush me ta do të sillet si bari që bën ç’të dojë me delet e veta.
Se kam ndjekur nga pas kurrë djalin e Doktorit, as të dashurën e tij në Amerike kur dikur shkonin, as në Europe ku mund të shkojnë tani, por syri i djalit më ndjek mua dhe mirë bën!
Ta bëjë prapë edhe kur të bëjë Doktori kuvendin tjetër siç bëri me këtë duke rrasur familjen dhe kushërinjtë në Këshill Kombëtar të partisë pronë që po krijon.
Duket sikur politika dhe demokracia janë zeje e katundit të vet. Atë ditë do jem në “Luna park” në Romë!
Merzia që shumica e grupit parlamentar e refuzoi 30 prillin duke e lënë vetëm me trupën humbëse të 2013 dhe patetiken e tyre bolshevike si ka ikur ënde.
Dhe po të mendosh që ata atë moment luan futboll, hanin dreke, flinin gjumë kur Doktori bënte show-un e tij për hallin e tij duke njollosur historinë e një partie që lindi si pro perëndimore. Unë e zgjidha me udhëtim.
Nuk jam “deputet terreni” shpikje e re kjo, as “kryetar kooperative”, as Lej Fen, as hipokrit banal që bën kinse i denjë për lëvdimet e Ramazon Dacit të dalë nga qilarët e Komitetit Qendror, as për shikimin e embël të syrit të evlatit të Doktorit në hall.
Teknika agjit propi komunist e vetmja mënyre di Doktori ! Pra ajo që është normale të duket faj ! hahahhahah.
Nëse një deputet zihet duke bërë shurrën të shpallet armik ose të thuhet uaaaa deputeti bëri çiçin nëse e bën në breke kur kur flet Doktori të shpallet trim e zefir i revolucionit që po vjen.
Të fala nga Parisi more qerratenj.