Politike 6 Maj 2019, 12:11

I ri në moshë dhe detyrë, Cakaj se ka marrë vesh akoma që negociatat nuk do të hapen në qershor

Shkruar nga Pamfleti
I ri në moshë dhe detyrë, Cakaj se ka marrë vesh akoma

I ri në moshë dhe detyrë, Cakaj se ka marrë vesh akoma që negociatat nuk do të hapen në qershor

Në nisje të Javës së Evropës, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka dhënë një konferencë për mediat me ambasadorin e BE, Luigi Soreca. Cakaj ka folur sërish për hapjen e negociatave në qershor, duke thënë se do të jetë një mundësi për ndryshim.
“Në presim që raporti i komisionit, i cili do të publikohet në fund të këtij muaj, do të jetë dëshmi e patjetërsueshme e shndërrimit pozitiv, parimit përmbajtësor që vendi ka bërë në rrugën e pakthyeshme të integrimit evropian.
Procesi i negocimit për Shqipërinë ndoshta është më i rëndësishëm sesa vetë akti i anëtarësimit. Ngaqë ky proces ofron një shtysë për ndryshime strukturore dhe mundëson një reformë gjithëpërfshirëse.
Hapja e negociatave nëse do të behet realitet në qershor nuk do të jetë kurorëzim i ndryshimeve që duam. Por do të jetë mundësi shtesë për të realizuar ndryshimet radikale që ne aspirojmë, për të bërë Shqipërinë shoqërisht më të drejtë, demokratikisht më të fuqishme dhe instucionalisht më funksionale”, ka thënë Gent Cakaj.
Pas Samitit, Rama e pranoi nën zëri që hapja e negociatave me BE, do të shtyhet për në shtator, për shkak të zgjedhjeve në Parlamentine PE. Nga ana tjetër, edhe zëdhënsi i partisë së Merkel, tha binshëm se nuk do të ketë negociata në qershor, jo vetëm për shkak të situatës politike në BE, por kryesisht për shkak se Shqipëria nuk ka përmbushur detyrat e vendosura.
Me sa duket, vetëm Cakaj nuk di t’i lexojë mesazhet ashtu siç duhet dhe vazhdon me historinë se negociatat do të hapen në qershor. Epo, i ri në moshë, i ri në detyrë, kështu që gafat e tij janë të pritshme.

Politike gent cakaj